Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka uruar mësuesit në ditën e tyre, 7 Marsin.
Në urimin e postuar në Facebook, Duka ka kujtuar edhe dy prindërit e tij arsimtarë, babain e tij që nuk jeton më dhe nënën e tij të dashur.
Madje ai ka kujtuar edhe 5 vitet, kur ka qenë vetë mësues në Shkollën e Mesme Bujqësore në Manzë, Durrës.
Postimi i Agron Dukës:
7 Marsi, për mua, nuk është thjeshtë dita në të cilën kujtojmë dhe nderojmë të gjithë mësuesit tanë, mësuesit e fëmijëve tanë dhe të atyre që do të vijnë pas.
Jo vetëm sepse kam pasur fatin të ushtrojë këtë profesion fisnik për pesë vite të jetës time në shkollën e Mesme Bujqësore (Manzë).
Por sepse kam lindur dhe jam rritur në një familje arsimtarësh, të cilët më kanë mësuar vlerën e këtij profesioni të çmuar dhe të dobishëm për fuqizimin e çdo shoqërie.
Ndaj, duke uruar nënën time, dhe duke kujtuar tim atë që nuk është më, kam kënaqësinë të uroj gjithë mësueset dhe mësuesit.
Të nderuar kolegë: Gëzuar Ditën e Mësuesit dhe suksese në punën tuaj!





