Në festën e 7 Marsit kryebashkiaku Erion Veliaj iu bashkua qindra nxënësve të shkollave të Tiranës, të cilët mbollën pemë kushtuar mësuesve të tyre.
Përmes një statusi në Twitter, Veliaj shkruan se pemën e mbjellur sot në këtë ditë të veçantë, ia ka kushtuar ish-mësues së tij kujdestare, Polikseni Ndrenikës, ose zyzh Polit siç e quan ai bashkëshorten e aktorit të madh të skenës shqiptare, Robert Ndrenika, e cila fatkeqësisht nuk jeton më.
"Edhe unë mbolla një pemë për 7 Mars. Ja dedikova mësueses time kujdestare Polikseni Ndrenikës tek Kopshti i Dijes pranë Universitetit, e cila në ditët më të errëta të jetës sime më mësoi të fokusohem tek detyrat, puna e mirësia e jo tek histeria, zhurma dhe ligësia! RESPEKT!".






