Kryetarja e bashkisë së Durrësit iu ka uruar 7 Marsin, arsimtarëve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Emiriana Sako ka shprehur vlerësimin maksimal për të gjithë mësueset dhe mësuesit që falë punës së palodhur, përkushtimit dhe pasionit kontribuojnë për konsolidimin e shkollës, përçimin e dijes, qytetarisë si dhe përgatitjen me edukimin shkencor dhe atdhetar të brezave të rinj.
“Ju dhe puna juaj e veshtirë por e bukur do të kujtohen dhe vlerësohen çdo dite me respekt e nderim të thellë. Gëzuar 7 Marsin, shëndet e jetë të gjatë dhe suksese në misionin tuaj fisnik”, përfundon urimin e saj kryebashkiakja Sako.