7 mars 2015 – Në të gjitha trevat shqiptare sot festohet 7 Marsi, dita e mësuesit. Festa lidhet me një ngjarje të madhe për kombin shqiptar, me celjen e Mësonjtores së parë në Korcë në 7 mars 1887.
Por kjo ditë e veçantë, ndryshe nga organizimi në Shqipëri, në Kosovë pritet me protesta. Në Prizren do të mbahet një protestë ku do të kërkohet ndalja e degradimit të arsimit në Prizren.
Protesta është organizuar nga shoqata e veteranëve të arsimit dhe qytetarët aktivë, e mbështetur edhe nga Organizata të Shoqërisë Civile në Prizren dhe 4 partitë opozitare.
“Skandalet në arsimin e Prizrenit me shitjen e vendeve të punës dhe me punësimin e personave me shkollë të mesme për edukimin e fëmijëve tanë, kanë shtuar pakënaqësinë e qytetarëve karshi pushteti komunal. Arsimimi cilësorë është shtyllë kryesore e zhvillimit shoqërorë. Duke besuar në vlerat dhe dinjitetin njerëzorë kemi vendosur që ta kundërshtojmë fuqishëm shkatërrimin dhe degradimin e sistemit arsimorë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





