Këtë mëngjes, oborret e shkollave në të gjithë vendin e sigurisht edhe në Durrës, janë më të zhurmshme se çdo ditë tjetër. 7 Marsi pritet me mjaft emocion jo vetëm nga mësuesit por edhe nga nxënësit e moshave të ndryshme.

Në këtë ditë të veçantë pranvere, rrugët e Durrësit janë mbushur me fëmijë që mbajnë në duar tufa me lule apo dhurata të tjera, në shenjë falenderimi për dijen dhe përkujdesin që mësuesit tregojnë për ta.

Të gjitha dyqanet e luleve në qytet kanë qenë të ngarkuara me përgatitjen e buqetave, të të gjitha dimensioneve dhe kombinimeve. 7-8 Marsi janë ndër ditët më të ngarkuara me punë për këto biznese.