Në prag të 7 marsit dhe me rastin e 60-vjetorit të shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, e cila në vitet e para të themelimit të saj njihej si gjimnazi “Mujo Ulqinaku”, shoqata “Durrësi Autokton” nderoi pasditen e së mërkurës 14 ish-mësues të këtij institucioni arsimor.

Në ceremoninë e organizuar në sallën “Black box” u nderuan me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, disa nga mësuesit e parë të kësaj shkolle dhe ish-nxënës të saj.

Takimin e përshëndetën kryetari i Shoqatës  “Durrësi Autokton”, Abdulla Deliallisi dhe drejtori i shkollës Dashamir Mehmeti.

“Gëzimi më i madh për një mësues është kur nxënësi i tij vlerësohet dhe mësuesit e kësaj shkolle i janë gëzuar ndër vite sukseseve të nxënësve të tyre artistë, të cilët kanë shkëlqyer në skenat brenda dhe jashtë Shqipërisë”,– tha ndër të tjera gjatë moderimit të këtij aktiviteti Teuta Dhima.

Ish-mësuesit që u nderuan me titullin “Mirënjohja e Qytetit”:

1. Bedri Rama ( pas vdekjes)

2. Nazifka Deliallisi

3. Shpëtim Kodra

4. Diana Kurtesi- Rruga

5. Myfit Juka (pas vdekjes)

6. Liri Dervishi – Bërdaku ( pas vdekjes)

7. Fatmir Beja ( pas vdekjes)

8. Dikter Mustafaraj

9. Qazim Kalaja (pas vdekjes)

10. Afërdita Bllaca- Burgija

11. Fadil Marika

12. Qanie Hyka

13. Daut Hoxha

14. Satbere Kalamishi

Takimin e përshëndetën edhe një grup muzikantësh, ku nuk munguan tingujt e mrekullueshëm të violinistit Enver Qerimi.