Sot festohet dita e mësuesit, në të gjitha trojet shqiptare.

Hapja e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë më 7 Mars të vitit 1887, ishte arsyeja e kthimit të kësaj date në një festë për gjithë arsimtarët.

Që nga kjo ditë, “Mësonjëtorja e parë” hyri në histori si pionierja e arsimit kombëtar dhe dita e çeljes së shkollës si festë, duke bërë kështu që më çdo 7 Mars, të nderohen kontribuuesit më të mëdhenj në edukimin e brezave.

Gjatë ditës së sotme në të gjitha shkollat e vendit pritet të zhvillohen aktivitete të shumta festive, ku mësuesit do të jenë në qendër të vëmendjes.