Pas lajmit të shkarkimit të Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në profilin e tij në Facebook. Nërsa shkruan se “banditokracia është në agoni në agoni”, ai, tregon edhe arsyen se pse sipas tij një pjesë e ministrave e kanë takuar mbrëmë Tahirin.
Sipas Berishës, ky takim është bërë për akuzat e thëna disa herë edhe nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani për afera seksuale.
“Banditokracia në agoni! Sonte (mbrëmë) Saje qorrin e vizituan me urgjencë në zyrë dhe në shtëpi kolegët e përfolur për aferat e filmuara në Santa Quaranta, në Rio de Janeiro, Athinë dhe Korçë:
Damian Çezi
Ilir Nushi
Bledi Shemri
Mimi Striptiza
Ditzi Dylberi
Lindita Vila
Niko Pejleshi.
Kërkesa ishte vetëm një; videot e tyre para se të bëjnë dorëzimin!! sb”, shkruan Berisha.





