Kryeministri Edi Rama, në vizitën e tij të shpejtë që ka bërë në Vaun e Dejës, është pritur sot vetëm nga punonjësit e një fabrike peshku që është në pronësi të kandidatit të pritshëm për bashkinë e Vaut të Dejës, Mark Babani.

Ai është parë me pak përkrahës në turin ‘Bashkia që duam’ në Vaun e Dejës.

Edhe deputeti i PD-së në Shkodër, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me pritjen e Ramës dhe thotë se takimi ka zgjatur vetëm 7 minuta.

Ja çfarë shkruan Bardh Spahia:

I BRAKTISUR TOTALISHT

Me shume forca sigurie se qytetare ne takimin e Edi Rames ne Vaun e Dejes. Qytetaret refuzojne kryeministrin e korruptuar e te mbeshtetur nga krimi. I nxire, i frikesuar e pa telekamera, takimi i zgjati vetem 7 minuta!