Shpesh për femrat shopping do të thotë: kursim. Tentojmë të blejmë atë çantën e zezë tipike që nuk kushton shumë, por që shkon me të gjitha dhe kështu keni zgjidhur çdo look të mundshëm.
Fakti është që këto lloj blerjesh pothuajse pa kënaqësi, ju heqin kënaqësisnë e të blerit diçka vërtetë të bukur.
Më poshtë ju sjellim 7 rregulla që duhet t’i keni parasyesh kur të dilni për shopping:
1. Investoni në cilësi (kushton, por ia vlen)
Merrni më të mirën që mundeni. Me të vërtetë që gjërat cilësore kushtojnë, por zgjasin shumë.
2. Shpenzoni për gjëra që do t’i përdorni vërtet
Nëse shpenzoni para për veshjen bëjeni për diçka që do ta përdorni vërtet. Rregulli i artë është ky: mos shpenzoni para për një fustan ceremonie që do ta vishni vetëm një herë. Bëni shopping për veten tuaj, jo për rastet në të cilat duhet të merrni pjesë.
3. Më shumë shpenzoni, më shumë kurseni
Blerjet duhet të jenë gjithmonë një investim. Pra, blini gjëra që zgjasin, ndoshta do të shpenzoni më shumë në fillim, por kostoja e amortizimit do të jetë më e vogël. Nëse blini shumë gjëra me cilësi të dobët, Brenda një muaji do t’ju duhet t’i zëvendësoni.
4. Mos shpenzoni shumë për rroba që do i vishni vetëm një herë.
Ka gjithonë një veshje që jeni të detyruar ta blini, por që e dini që në fillim që do ta vishni vetëm një herë. Mos shpenzoni shumë për këto lloj veshjesh.
5. Ndiqni zemrën tuaj
Njihni veten! Kjo vlen edhe kur bëni shopping. Nëse nuk ju pëlqejnë fustanet, mos i shpenzoni gjithë paratë për to. Shpenzoni më shumë para për aksesorët dhe veshjet që pëlqeni më shumë. Kështu do të jeni edhe më të kënaqura.
6. Blini rroba që nuk i ikën koha
Çfarëdolloj gjëje që të blini mendoni që do ta përdorni gjatë. Zgjidhni dizajn, material dhe punim cilësor. Zgjidhni rroba që nuk i ikën kurrë moda dhe që janë perfekte në çdo kohë.
7. Evitoni atletet e shtrenjta
Mos blini atlete shumë të kushtueshme. Evitoni në përgjithësi të gjitha veshjet dhe aksesorët që i përdorni shumë shpesh, si për shembull veshjet e palestrës, apo këllëfët e telefonave, sepse duhet t’i ndërroni shpesh.
Burimi: Elle
Përshtati: R.O.