Ndonjëherë, rregullat dhe këshillat e një kulture tjetër mund të duket sikur nuk bëjnë për ju. Por për shtatë rregullat e mëposhtëm të pastërtisë, që kanë ardhur deri tek ne nga kulturat e Lindjes, nuk është kështu. Ato kanë vend për cilindo moment në jetët tona.

1-Pastërtia e duarve: Do të thotë të mos marrësh atë që nuk ke nevojë dhe atë që nuk është e jotja. Nëse disa para apo ndonjë objekt me vlerë nuk ka qenë për ty, e megjithatë e ke shtënë në dorë përmes mashtrimit dhe hilesë, ai do të shndërrohet pashmangshmërisht në mallkim, dhe jo bekim në jetën tënde.

2-Pastërtia e veshëve: Mos ua vini veshin fjalëve të njerëzve të mërzitur apo injorantë. Injoroni llafet e këqija, thashethemet dhe bisedat e pakuptimta.

3-Pastërtia e syve: Mos lejoni që sytë tuaj të udhëhiqen nga zilia apo epshi. Mos e ndotni shikimin, me pamje dhune apo mizorie. Fokusohu në gjëra që janë të pastra e të dëlira, dhe kushtoji vëmendje përsosmërisë së botës, si dhe mrekullive të ngjyrave të natyrës.

4-Pastërtia e gojës: Mbaji buzët mbyllur që të mos flasësh keq dhe të nxjerrësh llafe boshe. Mbaj mend që heshtja është flori.

5-Pastërtia e trupit dhe teshave: Gjithmonë vishuni pa të meta. Pamja juaj është shenjë e respektit për veten.

6-Pastërtia e mendimeve: Hiqni qafe mendimet negative dhe qëllimet e këqia. Mos e trajtoni veten mizorisht. Fokusohuni tek lehtësimi i barrës në jetën tuaj dhe të të tjerëve.

7-Pastërtia e zemrës dhe shpirtit: Vini re gjërat që ju emocionojnë, dhe mos i injoroni. Shpirti juaj është gjëja më e pastër dhe e bukur në botë, kështu që vijani veshin kërkasave të tij. Kur ta bëni, rruga do të jetë më e lehtë. /bota.al/