Tiranë, 11 mars 2014 – Policia ka prangosur 7 persona nën akuzën e terrorizmit. Mes të dyshuarve si terroristë është edhe një imam xhamie. Personave iu gjetur armë zjarri dhe sasi eksplozivi që dyshohet se do përdoreshin për luftën në Siri. Arrestimet janë kryer nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, Librazhd, Elbasan, Pogradec. Mësohet se hetimi për arrestimin këtyre personave ka zgjatur 9 muaj dhe se është kryer nga SHISH.
Burimet zyrtare kanë thënë se personat akuzohen për terrorizëm, ndërsa dyshohet se dërgonin në Siri persona që më pas bëheshin pjesë e formacioneve luftuese atje. Hetimi ka nisur kryesisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas vrasjes së dy shqiptarëve në Siri. Të arrestuarit dyshohet se predikonin nxitjen e terrorizmit si dhe rekrutonin besimtarë për t’i dërguar për të marrë pjesë në luftë në Siri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





