TIRANË, 8 tetor 2013 – Natë vjeshte në Shqipëri e ngarkuar me lëkundje toke, nga ora 23:54:10 e 7 tetorit deri në orën 8:2:1 e 8 tetorit, në 8 orë e 6 minuta, në territorin e vendit janë regjistruar 7 tërmete të lehta, i pari në Dragobi, 11 km në vijë ajrore në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit të rrethit të Tropojës dhe i fundit në fshatin Bizë, 31 km vijë ajrore në lindje të qytetit të Tiranës (shih tri hartat). Ja radha e dukurive tektonike në rend zbritës kohor, sipas departamentit të sizmologjisë së Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Universitetin publik Politeknik të Tiranës.

Më 8/10/2013, ora 6:2:1 GMT ose ora 8:2:1 (koha verore e Shqipërisë +2); M=3.1; në fshatin Bizë, 31 km vijë ajrore në lindje të qytetit të Tiranës; në koordinatat 41.37°V, 20.19°L; thellësia 6 km.

Më 8/10/2013, ora 4:58:36 GMT ose ora 6:58:36 (koha verore e Shqipërisë +2); M=2.3; në fshatin Ballgjin, 22 km në vijë ajrore në verilindje të qytetit të Elbasanit; në koordinatat 41.29°V, 20.22°L; thellësia 6 km

Më 8/10/2013, ora 4:39:23 GMT ose ora 4:39:23 (koha verore e Shqipërisë +2); M=2.5; në fshatin Floq, 22 km në vijë ajrore në verilindje të qytetit të Elbasanit; në koordinatat 41.27°V, 20.23°L; thellësia 6 km.

Më 8/10/2013, ora 3:42:56 GMT ose ora 5:42:56 (koha verore e Shqipërisë +2); M=2.6; në fshatin Bizë, 32 km vijë ajrore në lindje të qytetit të Tiranës; në koordinatat 41.35°V, 20.2°L; thellësia 5 km.

Më 8/10/2013, ora 2:42:34 GMT ose ora 4:42:34 (koha verore e Shqipërisë +2); M=2.5; në fshatin Floq, 22 km në vijë ajrore në verilindje të qytetit të Elbasanit; në koordinatat 41.3°V, 20.23°L; thellësia 6 km.

Më 8/10/2013, ora 00:38:47 GMT ose ora 2:38:47 (koha verore e Shqipërisë +2); M=2.7; 7 km në vijë ajrore në verilindje të fshatit Dukat në rrethin e Vlorës; në koordinatat 40.29°V, 19.63°L; thellësia 6 km.

Më 7/10/2013, ora 21:54:10 GMT ose ora 23:54:10 (koha verore e Shqipërisë +2); M=2.3; në Dragobi, 11 km në vijë ajrore në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit të rrethit të Tropojës; në koordinatat 42.45°V, 20.03°L; thellësia 6 km.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/