25 mars 2014 – Ndoshta do të habiteni kur të dëgjoni se flokët tanë nuk janë të bukur, të butë dhe me shkëlqim, jo për faj të shampos apo balsamit, por prej dietës tonë të gabuar. Duket se ekzistojnë disa ushqime që e bëjnë më së miri se çfarëdo trajtimi tjetër, ndaj bashkëngjitur gjeni 7 ushqime që duhen konsumuar rregullisht për të pasur flokë të shëndetshëm.

1.     Mishi i kuq – Ndihmon për të ngadalësuar shfaqjen e thinjave si dhe është i pasur me hekur.

2.     Veza – Është një nga ushqimet kryesore që ndihmon në rritjen e flokëve.

3.     Bananet – Janë të pasura me silic, i cili ndihmon flokët që të bëhen më të fortë dhe më rezistentë.

4.     Midhjet – Rregullojnë prodhimin e androgjeneve të cilat luajnë rol kyç në rënien e flokëve.

5.     Fasulet – Janë të pasura me hekur dhe ndihmojnë për të pasur flokë më të fortë.

6.     Frutat – Janë të pasura me vitaminë C dhe lejojnë përthithjen më të mirë të hekurit.

7.     Vaji – Shërben për t'i bërë flokët më të shndritshëm dhe më me jetë.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/