Mashtroi shokët duke i marrë mbi 200 mijë euro dhe u zhduk, prokuroria e Tiranës kërkon 7 vite burg për ish-lojtarin e kombëtares Altin Rraklli.
Kërkesa e prokurorit u lexua mesditën e kësaj të mërkure, ndërsa vendimi për ish-futbollistin pritet të jepet më 21 qershor.
Vetë Rraklli nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ndërsa prej kallëzimit penal ndaj tij ai ka humbur gjurmët dhe dyshohet se është larguar ilegalisht jashtë vendit.
Ndërkohë me pranimin e gjykimit të shkurtuar ky dënim zbret në 4 vite e 8 muaj burg dhe pritet tashmë verdikti i gjyqtarit Sokol Tona.
Kjo nuk është hera e parë kur ish-lojtarët e kombëtares përfshihen në skema mashtrimi, pasi në një rast të ngjashëm është hetuar edhe Indrit Fortuzi, i njohur si futbollisti “Zogu”, në kohën që luante me ekipin e Tiranës.





