Foto shokuese të një djali të vogël duke tymosur një cigare dhe me një pushkë të madhe në dorë, pasojë kjo e luftës së dhunshme në Siri. 

Fotot e këtij djali 7 vjecar ,i cili ishte i biri i një luftëtari rebel, kundër Asadit, kanë pushtuar rrjetet sociale dhe kanë shokuar këdo që i ka parë, ku në to përvec të tjerave, pasqyrohet dhe tymi i krijuar nga cigarja që e bëntë djalin te dukej sikur e pinte prej vitesh.

Ndërsa me dorën e djathtë ai mbante armën e fuqishme. 

Fotot janë bërë përballë një barrikade në lagjen Salahadeen, Aleppo i cili është dhe kufiri i luftës së pergjakshme civile në Siri.

Këto foto vijnë si pasojë e refuzimit që fuqitë ndërkombëtare i bënë kërkesës për mbështetjen me raketa që patriotët rebelë kërkuan për zonat e veriut të Sirisë.