Michael Jones, 44 vjeç dhe Heather Jones, 29 vjeç, akuzohen për vrasje të shkallës së parë dhe abuzim me fëmijët. Ky baba dhe njerka vranë djalin e tyre 7-vjeçar dhe trupin ia hodhën derrave për ta ngrënë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një konte në SHBA.

Policia u njoftua se vogëlushi 7-vjeçar nuk gjendej.

Ata gjetën mbetje të trupit të tij në një stallë derrash.

Ndërkohë në shtëpinë ku jetonte fëmija ata gjetën minj të ngordhur, kafazë plot me minj, shiringa, helm minjsh dhe video pornografike.

Pronarja e banesës, Jennifer Hoevers, që e kishte lëshuar me qira për çiftin vrasës, tha se kishte mbetur e shokuar kur hyri brenda për herë të parë që pas ngjarjes.

“Më mori frymën. Kishte ushqim të prishur kudo. Gjithandej paketime ushqimesh të gatshme”.

Muri ishte mykur dhe kishte vrima plumbash.

Në shtëpi jetonin edhe gjashtë vajza, që janë marrë nga shërbimi i kujdesit social.