Një vajzë shtatë-vjeçare raportohet se është viktima më e fundit që vdes në duart e trafikantëve që ngjeshin emigrantët ilegalë në barkat e nisura nga veriu i Francës.
Babai saj që e pa teksa po shtypej për vdekje në barkën e mbushur me refugjatë, tha se “nuk do t’ia falë kurrë vetes”, shkruan e përditshmja Daily Mail.
41-vjeçari Ahmed Alhashimi, e gjeti vetën të bllokuar në gomonen e e tejmbushur me njerëz nga trafikantët, teksa nuk merrte dot frymë dhe thërriste për ndihmë, para se gomonia të përmbysej, pak pasi u largua nga brigjet e Calais mëngjesin e të martës.
Ai raportohet se tha për rrjetin BBC se ishte përpjekur të mbante dorën e bijës së tij Sara mes panikut në rritje por e humbi atë dhe rrjedhimisht ajo u shkel për vdekje nga njerëzit.
“Pashë njerëz që vdisnin, pashë sesi silleshin, ata nuk donin t’ia dinin se ku shkelnin, një fëmijë apo një dorë njeriu, i ri apo i vjetër”, tha Ahmed i përlotur, sipas Daily Mail. “Nuk arrita ta mbroj dot, deti ishte e vetmja zgjidhje që kisha”, shtoi ai.
Ahmed, një iraken që jeton në Evropë prej 14 vjetësh, tregoi më pas se prej disa vitesh ka kërkuar azil në Evropë por gjithmonë është refuzuar.
Pesë njerëz, duke përfshirë dhe të voglën Sara, u shtypën për vdekje ose humbën jetën nga asfiksia në barkën që u përmbys pranë Boulogne-sur-Mer, në veri të Francës.
Mjeti raportohet se ishte tejmbushur me më shumë se 110 refugjatë nga trafikantë mizorë që kërkojnë shuma zhvatëse për kalimin drejt Anglisë, pa konsiderate per jetën njerezore.
Kur barka u nxorr në breg nga zyrtarët francezë Sara kishte vdekur.