Një7-vjeçare nga Italia po tërheq vëmendjen e të gjithëve sepse gjatë garave me moshatarët e saj, vendosi një kohë rekord, pasi 5.000 metra i bëri për vetëm 20 minuta.
Vajza e cila jeton në Savona, tashmë ka një rekord, i cili vështirë se do të arrihet nga ndonjë tjetër. Një rezultat i jashtëzakonshëm ky nga vajza e vogël, teksa theu rekordin që mbahej nga një vajzë tjetër holandeze, e cila në një distancë prej 10.000 metrash kishte arritur një kohë prej 45 minutash.
Për këtë arritje kaq të madhe foli edhe babai i vogëlushes, i cili u shpreh: “Sekreti i saj? Vrapimi është loja e saj e preferuar. Ajo i nënshtrohet kontrolleve të përhershme të cilat konfirmojnë se ajo është e shëndetshme”.
Vogëlushja ka një nxitim të gjakut, që e bën atë të ketë një aftësi të lindur për atletikën.





