RUSI, 9 prill 2013 – Trafiku vjetor i heroinës afgane në drejtim të Europës përmes Kosovës arrin në rreth 60 ton, fitimi nga shitja e së cilës mund të arrijë deri në 3 miliardë euro. Deklarata është bërë nga Drejtori i Shërbimit Federal rus për Kontrollin e Trafikut të Drogës Viktor Ivanov gjatë një takimi me një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë raporton Zëri i Rusisë.

Sipas fjalëve të Ivanovit, kartelet kosovare të drogës sot për sot janë kthyer në grupe kriminale mbizotëruese në Europë. Deri në 70% e gjithë heroinës që mbërrin në Europë kalon nëpër kanalet kosovare.

Në përfundim të takimit u nënshkrua plani i masave të përbashkëta mes ministrive të punëve të brendshme të Rusisë dhe Serbisë në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/