Barcelona shton presionin për të pasur sezonin e ardhshëm Lautaro Martinezin. Katalanasit janë klubi më i avantazhuar për shërbimet e argjentinasit dhe duket se “El Toro” ka pranuar kushtet e kontratës për 5 vite me pagë vjetore 7 milionë euro në sezon shtuar edhe bonuset.Për momentin ai përfiton 2.2 milionë euro dhe pak muaj më parë, zikaltrit i kanë ofruar 3.5 milionë.
Në këtë pikë, drejtuesit e Barcelonës janë të pozicionuar shumë mirë dhe kanë në “dorë” përgjigjen pozitive të lojtarit të Interit. Problemi për transferimin e tij qëndron te fakti që katalansait nuk duan të paguajnë klauzolën 111 milionë euro, e cila është e vlefshme nga 1 deri më 15 korrik.Për momentin ka një plan paraprak nga ana e tyre, i cili duhet të vlerësohet nga drejtuesit e Interit.
Barcelona është e gatshme të ofrojë 70 milionë euro, për shërbimet e Arturo Vidalit dhe të mbrojtësit Nelson Semedo. I pari vlerësohet 20 milionë dhe i dyti 40 milionë euro. Kjo gjë është bërë për të joshur Bepe Marotën, i cili e ka thënë fjalën e tij që Lautaro do të largohet nga zikaltrit vetëm nëse kërkon vetë.
Mesfushori Vidal është një kërkesë e Antonio Kontes, por për Semedon ka pikëpyetje. Në javët e ardhshme pritet që Interi të mbajë një qëndrim zyrtar për këtë ofertë nga ana e Barcelonës, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë bisedime edhe për mesfushorin italian Stefano Sensi. Ky i fundit shkëlqeu në fazën e parë të kampionatit dhe tani është duke vuajtur për shkak të dëmtimeve, por në Barcelonë mendojnë se është shumë i vlefshëm.





