Rreth 70 notarë nga disa vende të botës, si Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Australia, Zelanda e Re dhe Greqia morën pjesë në maratonën dy milje detare të gjatë nga Ksamili drejt Korfuzit.

Nisja e edicionit të dytë u bë nga vendi i quajtur Pema e Thatë midis Ksamilit dhe Butrintit në orën 7.30 -08.00 të mëngjesit.

Eventi ka synim edhe të promovojë turizmin midis dy brigjeve dhe trashëgiminë kulturore. Aktiviteti zhvillohet edhe si homazh për shumë shqiptarë që tentuan të kalojnë kufirin e regjimit komunist të Shqipërisë duke notuar.

Nga Ksamili drejt Korfuzit është edhe pjesa më e ngushtë e Kanalit të Korfuzit në të cilën janë kapur dhe vrarë shumë persona që tentonin të iknin në Greqi me not.