70 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Greqi.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë konfirmuar 2,489 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve me COVID-19 në 369, 554 persona.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 11, 211 viktima, 95,2% e të cilëve kishin sëmundje shoqëruese.

Aktualisht numri i pacientëve në intubim ka shkuar në 707 të shtruar, 61, 5% e të cilëve janë burra, ndërsa mosha mesatare e tyre është 67 vjeç.