Nga BUJAR QESJA
Natyrisht festimet e këtij jubileu pikant të kulturës, krijuan edhe eufori të ligjshme. Diku pritej një tortë, ku thika copëtonte pjesët e saj, të cilat ngjasonin me 70-të vitet e lëna pas. Tek të tjerë trajtohej pak meze, e pak verë. U bënë shumë foto. Tek holli u derdh eufori pa kufi tek do të tjerë njerëz, mbase me të drejtë, apo paksa ekzaltim i ekzagjeruar.
Në fakt është festë dhe secili varet në kënaqësinë sipas midesë së tij.
E bëra këtë perifrazim, për t’i dhënë argumentin e merituar një pamjeje, që nuk ia ndava sytë. Janë 6 njerëz të njohur, por që e trajtonin kënaqësinë në konturet e entuziazmit të matur. Gotat ishin mbushur më shumë me buzëqeshje, se sa me verë. Me masë gjithçka prezantohet prej tyre. Kështu janë edhe në jetë, në punët që bëjnë. Mendoj se është çështje nivelesh dhe karakteresh.
Dua t’i trajtoj në qetësinë dhe maturinë e tyre. Duken që janë shumë të gëzuar, por në pamjen e tyre ka prezencë fisnikërie dhe urtësie.
Mrekullia jonë e kulturës! Janë gjashtë njerëz që e tregojnë staturën, peshën e autoritetit qytetar me modesti. Janë në entuziazëm. Kuptohet pse.
Por ka finesë dhe zotnillëk brenda. Janë mjeshtrat tanë të profesionit. Hajg Zaharian me bashkëshorten Anën. Shoku im që nga koha e fëmijërisë, e deri tash në këtë fillim pleqërie. Fiksohet çifti i lumtur i Tedeskinëve të famshëm, kulturë dhe traditë e gjallë e trashigimisë. Është Alma dhe Jozefi. Vështroj Petrika Afezollin, dirigjentin simpatik, me art dhe nivel qytetarie. E plotëson këtë gjashtëshe plot bukuri dhe sharm Teuta Dhima, shkrimtare dhe moderatore niveli në promovimin e librave.
Dhe një foto vlen sa një shkrim. Faktin e ka brenda. Edhe një foto lexohet dhe interpretohet. Të gjashtët e saj, ia rrisin vlerat pamjes dhe e bëjnë të trajtueshme në përmasa tërheqëse.
Kujtim i bukur, në një 70-të vjetor të themelimit të teatrit të Durrësit. Dhe ata kanë lidhje me teatrin. As u ka shkuar ndërmënd se mund t’i përmëndej emri, megjithëse edhe kjo mund të bëhej. Veçanërisht Zaharianit të njohur të muzikës.
Me thjeshtësinë e tyre ndërtuan këtë pamje, të një dite të veçantë. Është 11 janari i vitit 2023. 70-të vite i Teatrit “A. Moisiu”. Është teatri i jonë. Dhe përpos kësaj edhe i këtyre gjashtë të urtëve dhe formateve referuese të qytetarisë tonë.
Ta gëzojmë!
Durrës: 17 janar 2023
Në pamje, nga e majta: Teuta Dhima, Alma Tedeskini, Jozef Tedeskini, Ana Zaharian, Hajg Zaharian, Petrika Afezolli.
Teatri “A. Moisiu”, 11 janar 2023