Itali, 2 mars 2014– Një festë e veçantë ajo dedikuar Erminio dhe Giuseppina Borelli-t, çiftit që është i martuar prej 70 vitesh. Një rekord vërtet i veçantë ky. Çifti lidhi kurorë më 26 shkurt të vitit 1944 në Milano, Itali, dhe tashmë kanë mbushur plot 70 vite martesë.

Ajo, Giuseppina Carubelli, ka lindur në Genivolta (Cremona) në vitin 1922, ndërsa Erminio Borelli ka lindur në Milano në vitin 1925.

Për të celebruar këtë përvjetor të veçantë, enkas për ta, fëmijët e çiftit organizuan një darkë romantike, me një tortë ku shënohej numri i viteve të kaluara së bashku.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/