Një i moshuar i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke rënë në kontakt me rrymën elektrike.

“Sot, rreth orës 09:00, në lagjen Pavarësia, Vlorë, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë duke rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Dh. D., 70 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor.