Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar sekretarin e përgjithshme të NATO-s, Jens Stotelberg për 70-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të themelimit të kësaj aleance.
Haradinaj kujton ndihmën e madhe që trupat e NATO-s dhanë për çlirimin e popullit shqiptar nga okupimi serb. Ai thekson më tej se pas 20 vitesh, Kosova kërkon që të jetë pjesë e aleancës për të kontribuuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
“Njëzet vjet më parë, NATO mbrojti të drejtat e popullit të Kosovës përballë një fushate gjenocidale të vrasjes dhe terrorit. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s. Tani, pas dy dekadave, si popull i lirë me orientim të natyrshëm dhe të palëkundur euro-atlantik, ne synojmë që të jemi pjesë e aleancës së shteteve të NATO-s dhe të japim kontributin tonë të plotë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të sigurisë, lirisë dhe demokracisë. #ËeAreNATO#NATO70”, shkruan Haradinaj në Facebook.