Teuta ka pësuar ndryshime të shumta këtë verë, ndërkohë që drejtuesit e klubit duan minimalisht pjesëmarrjen në kupat e Europës, nga Kupa e Shqipërisë ose nga kampionati.

Rivaliteti pritet të jetë i madh, por në Durrës kanë besim se mund t’ia dalin, pasi edhe lëvizjet e bëra në merkato i konsiderojnë të duhurat. Buxheti për këtë sezon është goxha i madh në krahasim me vitet e kaluara. Presidenti Edmond Hasanbelliu, në një intervistë ka treguar se pagat mujore të futbollistëve shkojnë më shumë se 50 mijë euro në muaj.

Me një përllogaritje në vija të trasha, buxheti vjetor i Teutës do të hkojë në rreth 700 mijë euro, ndërkohë ka zbuluar edhe afrimin më të bujshëm. “Afrimi më i bujshëm? Onieka Osemene. E kemi huazuar nga Braga për një sezon. Magani më ka thënë se do jetë surpriza e kampionatit. Të presim dhe të shohim”. Titulli është objektivi: “Unë dhe ortaku im do i kërkojmë skuadrës dhe trajnerit titullin, sepse pjesëmarrja në Europë është detyrim. Magani më ka dhënë garanci se kjo skuadër është e denjë për të qenë në Europë. Më ka thënë se po stërvit ekipin më të mirë të viteve të fundit.”