Goditjet në tru ose hemoragjia cerebrale (Stroku – siç njihet në gjuhën mjekësore) është një nga sëmundjet që po merr gjithmonë e më shumë jetë njerëzish.
700 persona në vit paraqiten me hemoragji cerebrale në spitalin e Durrësit. 30% e personave humbasin jetën, ndërsa 30% e atyre që e kalojnë këtë goditje mbeten invalidë në gjendje shumë të rëndë. Në Europë çdo 1 minutë një person rezulton se humbet jetën nga stroku, ndërsa kjo sëmundje ka shënuar rritje të madhe në popullatë.
Eda Harizi, shefe e repartit të Neurologjisë në spitalin Rajonal të Durrësit, tha se duhet të trajtohen faktorët e riskut për të parandaluar Strokun. Spitali Rajonal i Durrësit ka nisur një fushatë sensibilizuese në ditën ndërkombëtare të hemoragjisë cerebrale, e cila ka shënuar rritje drastike.
70% e pacientëve që paraqiten në spital rezultojnë me goditje në tru për herë të parë, ndërsa shenjat e kësaj sëmundjeje janë se ka një rënie të shpejtë të këndit të buzës, rëndim të dorës, mungesë në artikulimin e të folurit etj. Është një test i shpejtë dhe sapo të vërehet kjo situatë, pacienti duhet të dërgohet në spital, apeloi mjekja neurologe.
Goditja në tru vjen si rezultat i jetës sedentare, diabetit, përdorimit të alkoolit e duhanit, dhjamosjes së mëlçisë etj, të cilat shumë mirë mund të shmangen nga popullata për të parandaluar një sëmundje, e cila në rastin më të parë të merr jetën, ndërsa në rastin më të keq i lë invalidë personat e prekur nga kjo sëmundje.
Trajtimi bëhet edhe në Shqipëri me heqjen e trompit, për të diagnostikuar e për ta hequr urgjent.
K.H.





