7040 efektivë policie do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 qershorit. Forcat e policisë do të angazhohen në sigurinë e qendrave të votimit, KZAZ-ve dhe qendrave të numërimit.

“Në shërbim do të jenë edhe forcat komando që do të ruajnë 93 objekteve të rëndësishme shtetërore”.

Gjatë kësaj periudhe në Prokuroritë e Rretheve janë referuar nga policia 14 raste të krimeve që lidhen me zgjedhjet. Kreu i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato në një deklaratë për mediat specifikoi natyrën e këtyre veprave.

Pengimi i subjekteve zgjedhore”, 6 vepra penale; “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, 3 vepra penale; “Kanosja apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, 5 vepra penale.

Sipas Qatos, në këto ngjarje janë përfshirë 24 autorë, 4 prej tyre janë arrestuar, 16 ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 persona janë shpallur në kërkim.