Më 5 korrik 1946, janë zbuluar bikinit e para në Francë, plot 73 vite më parë.
Ishte Louis Réard, një inxhinier francez, i cili gjithashtu kujdesej për dyqanin me të brendshme të nënës së tij, që krijoi për herë të parë rrobat e banjos që ekspozonin kërthizën.
Ai e quajti stilimin e tij "bikini" dhe e zbuloi më 5 korrik, pesë ditë pas testimit të parë të një bombë hidrogjeni në Bikini Atoll, SHBA, me shpresën për të pritur një "reaksion shpërthyes komercial dhe kulturor".
Ndërsa Europa me entuziazëm i veshi bikinit pas një lufte të gjatë botërore, Amerika nuk i pranoi ato deri në vitet 1960.
E para femër që guxoi të modelonte me bikini ishte Micheline Bernardini, pasi çdo modele që punësonte Réard hiqte dorë për shkak se rrobat e banjoës ishin shumë "ekspozuese".





