Italia regjistron sot një numër mjaft të lartë viktimash Covid-19. Janë shënuar 731 viktima e 32.199 të infektuar më shumë se 1 ditë më parë.

Numri i viktimave Covid në Itali ka arritur deri më sot në 46.464 e i të infektuarve në 1 258 072. Tamponë të kryer në 24 orët e fundit në Itali janë 208 458 e numri i tyre i përgjithshëm është  19 239 507.

Rezultojnë mbi 15 mijë pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë duke e çuar numrin e tyre total në 457 798. Dita e sotme ka regjistruar 538 pacientë më shumë të shtruar për kurim në repartet spitalore e numri aktualë është 33 073. 

Sipas autoriteteve italiane mbetet kritike situata e shërbimit shëndetësor spitalor në 11 rajone italiane ku numri i shtretërve në repartet Covid e në ato të terapisë intensive është drejt ezaurimit të tyre e kuota 30% e përcaktuar për pacientet e infektuar nga koronavirus është kapërcyer në 11 rajone nga 21 që ka vendi, gjë që vë në vështirësi shërbimin shëndetësor për pacientë që vuajnë patologji të tjera.