BRAZIL, 10 prill 2013 – Një ankand i pazakontë, me oferta që kanë  arritur deri në 75 mijë dollarë, është zhvilluar në Brazil. Në shitje ishte mundësia për të qenë i pari që do flinte me të parën “kukull reale”, e quajtur Valentina.

Shërbimi në fjalë përfshin edhe një darkë romantike me kukullën e fryrë, nën dritën e qirinjve, banjo me petale të kuqe, të brendshme luksoze për kukullën dhe një natë në suitën presidenciale në Sao Paolo.

Në këtë ofertë përfshihet edhe një udhëtim vajtje-ardhje në qytet, përveçse një kamerë dixhitale për gjithë ata që duan një kujtim nga mbrëmja e shtrenjtë.

Ankandi u zhvillua paralelisht me panairin e kukullave të fryra që u mbajt në Sao Paolo të Brazilit, ku Valentina u prezantua në publik.

Vlen të theksohet se Valentina nuk është një kukull e zakonshme, por përmban gjithë teknologjitë e fundit për tu dukur sa më reale si në lëkurë edhe në trup.