Porto pagoi 15.4 milionë euro te Gremio për kartonin e Pepe në korrikun e vitit të kaluar.
Mesfushori i majtë po luan sezonin e dytë me “Dragonjtë e Oportos”, ekip ku është rikthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm.
25-vjeçari numëron dy gola dhe pesë asiste në këtë sezon, ndërkohë që në garë për shërbimet e tij ndodhen disa klube angleze. Chelsea dhe Arsenali po monitorojnë me kujdes performancat e lojtari brazilian.
Ndërkohë, drejtuesit e Portos i kanë vendosur një klauzolë shitjeje prej 75 milionë eurosh.
Portugezët nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë kosto: Chelsea dhe Arsenali duhet të paguajnë këtë shumë për të bërë të tyrin Pepen.





