22 gusht 2015 –  Të shtunën, më 22 gusht 2015, Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i Republikës së Kosovës Arban Abrashi (në foto, në mes) ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social FB statusin se me organizimin e “Handicap Kosova” janë përcjellë një grup prej 75 personash me aftësi të kufizuara për pushime në Durrës.

“Fillon një jave e mirë për ta, pasi edhe projektligji për statusin dhe të drejtat e personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, u miratua nga Qeveria e Kosovës dje (më 21 gusht 2015)”, ka komentuar ministri Abrashi.

/red. th. m. portali “durreslajm.com”/