Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku një 75-vjeçat ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 13:15 në hyrje të qytetit të Koplikut.

Shteasi 68-vjeçar i plagosur është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në hyrje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin L. G., 75 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. S., rreth 68 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.