Si sot, 15 vitë më parë u firmos traktati që Shqipëria të anëtarësohej në NATO. Më 4 Prill 2009, fiks në 60 vjetorin e themelimit të Aleancës Euroatlantike, vendi ynë u bë pjesë e saj me të drejta të plota.

Këtë të Enjte, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj NATO-s, e cila ‘mbush’ plot 75 vite.

Duke shënuar 75 vjetorin e NATO-s, ne jemi të bashkuar në mirënjohje me aleatët tanë. Uniteti dhe vendosmëria kanë formësuar botën tonë të sigurt. Pa NATO-n, siguria globale është e paimagjinueshme”, shkruan Kreu i Shtetit përmes një postimi në “X”.

Kujtojmë se Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në vitin 2008 në Samitin e Bukureshtit, ndërsa u ul si vend anëtar me të drejta të plota në takimin e përfaqësuesve të lartë të NATO-s në samitin e Strasburg-Këln. Më 7 prill 2009, u ngrit flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s.