Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 75-vjetorit të Republikës Italiane, ku është takuar me dy artistë nga Durrësit me famë ndërkombëtare.

Skulptori Helidon Xhixha dhe violinisti Olen Cesari ishin të ftuar në këtë ceremoni si dy shqiptarë të mirëintegruar në vendin fqinjë.

Duke nënvizuar faktin se ndihet krenar që qindra mijëra shqiptarë që kanë përsosur talentin e tyre në Itali, presidenti Meta deklaron se shembuj të shkëlqyer të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve janë edhe “vendosja në Sheshin Italia, në Tiranë, e veprës së artit “Big Bang” e artistit të talentuar Helidon Xhixha, si dhe çelja e ekspozitës sê tij “Bashkimi i Dritës” në rezidencën e Ambasadës Italiane, që pata sot kënaqësinë ta ndiqja nga afër.

I lumtur të takoja në këtë aktivitet edhe violinistin tonë të madh, “Paganinin shqiptar”, Olen Cesari, një ambasador i shkëlqyer i kulturës dhe i shpirtit artistik shqiptar në botë, me kontribut të veçantë në forcimin e lidhjeve kulturore me Italinë”.