Gjashtë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Bëhet me dije se gjatë ditës së fundit në Kosovë janë testuar 589 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 76 prej tyre.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec dhe Shtime.
Ditën e djeshme u shënuan 97 raste të reja, ndërsa nuk kishte asnjë viktimë.
Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 568 persona e kanë humbur betejën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 14.301





