Një grua e moshuar është gjobitur me 2 mijë dollarë, kjo për shkak se gjatë udhëtimit të saj nga Zelanda e Re në Australi, kishte me vete një sanduiç pule. June Armstrong, 77 vjeç, fluturoi nga Christchurch në ishullin jugor të Zelandës së Re në aeroportin e Brisbane në Australinë verilindore.

Ajo u gjobit me 1,995 dollarë pasi kishte marrë me vete një sanduiç për në Australi. E gjithë situata e pakëndshme për 77-vjeçaren është krijuar për shkak të rregullave strikte të importit të mishit në Australi.

Në vetvete sanduiçi i pulës u konsiderua si një import pa leje i mishit nga një vend në tjetrin. E moshuara është ankuar duke thënë se kishte vështirësi për të paguar gjobën pasi ajo dhe burri i saj nuk kanë të ardhura të tjera përveç pensionit.