Një 77-vjeçare nga Fushë-Kruja është shëruar nga koronavirusi dhe ditën e sotme ka lënë spitalin.

Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësise, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, ku shkruan:

“Nënë Hike plot 77 vjeç nga Fushë-Kruja, sot ka lënë e shëruar spitalin #infektiv dhe është kthyer pranë familjes. Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 60% e të prekurve nga #COVID19 janë shëruar, ndërsa Kruja ka sot numrin më të lartë të të prekurve aktivë.”