SHBA, 8 maj 2013 – Dhjetëra mijëra persona duket se janë mërzitur me jetën në Tokë, duke shprehur gatishmëri për të emigruar në Mars.
Siç raporton NBC, rreth 78 mijë persona kanë paraqitur kërkesën për tu bërë kolonë në planetin e kuq, pranë organizatës jofitimprurëse Mars One, që nga momenti kur kanë nisur regjistrimet më 22 prill.
Objektivi i Mars One është ai për të dërguar 4 persona në planetin Mars në vitin 2023 si pararojë për një koloni të përhershme.
“Më 78 mijë kërkesa brenda dy javëve, kjo po bëhet puna më e këndshme në histori. Këta numra na çojnë drejt objektivit tonë për gjysmë milioni kandidatë”, deklaroi përfaqësuesi i shoqatës Bas Lansdorp.
Organizata me bazë në Hollandë ka në planë të mbulojë pjesën më të madhe të shpenzimeve, në total 6 miliardë dollarë, për të realizuar një lloj reality show, me anë të të cilit do të dokumentohet jeta në planet.
Për të qenë kandidat potencial duhet të jesh mbi 18 vjeç, të dërgosh një video me 1 minutë, ku duhet të shpjegosh motivet e kandidimit, ky afat skadon më 31 gusht dhe kanë të drejtë 120 shtete të aplikojnë.





