Itali, 30 gusht 2014 – Nganjëherë pasioni nuk pyet për moshë.
Një 78-vjeçare mosha nuk e ka frenuar të bëhet protagoniste e një skandali seksual. Gruaja e moshuar ka shkuar të vizitohet te mjeku gjinekolog dhe e ka ngacmuar seksualisht këtë të fundit.
Ngjarja ka ndodhur në një klinikë në Trevisto, Itali. Mediat italiane shkruajnë se synimi i të moshuarës nuk ishte vizita gjinekologjike, por të kishte raporte seksuale me mjekun 50 vjeçar. 78-vjeçarja kishte shkuar edhe herë të tjera të kryente vizitë gjinekologjike por mjeku kishte refuzuar ta vizitonte.
Herën e fundit ajo kishte këmbëngulur të kryente marrëdhënie seksuale dhe gjinekologu është detyruar të telefonojë policinë. Pas ndërhyrjes së policisë e moshuara është larguar dhe e ka lënë të qetë mjekun. Incidenti është mbyllur me kaq pasi mjeku ka vendosur të mos bëjë denoncim.
Tani mbetet të shihet nëse 78 vjeçarja do zere mend apo do nise te 'gjuaje' ndonje tjeter doktor.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





