Një 30-vjeçar është arrestuar nga seksioni për narkotikët së policisë vendore të Durrësit, pasi u kap me 79 kg marijuanë dhe me armë zjarri në banesën e tij në Fushë-Krujë.

Policia njofton se: “Më datë 17.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 30, banues në Fushë-Krujë, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 79 kg e 50gr, lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë, një armë zjarri pistoletë TT, me një krehër me 7 fishekë. Nenet 283/1, 284 dhe 278/5 të Kodit Penal”.