Një incident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi ne zonën e “Ranës së Hedhur” në Shëngjin. Mësohet se një punëtor 48-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ra nga skela.

Ai ka qenë në punë në kohën që ka rënë nga skela dhe pas ndihmës së parë të marrë në urgjencën e spitalit të Lezhës është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe përfaqësues të inspektoratit të punës të cilët kane nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë aksident.