Lulzim Basha i është përgjigjur videos së kryeministrit Edi Rama i cili ironizonte Koalicionin Euroatlantik dhe mundësinë e këtij të fundit për të fituar më 11 Maj. 

Në një reagim në rrjete sociale, Basha i thotë Ramës së vetë ai kandidon në listë të hapur për Tiranën, ndërsa kreu i qeverisë edhe pse ka gjithë shtetin në dispozicion kandidon në listë të mbyllur. 

Basha i kujton kreut të qeverisë arrestimet nga radhët e PS-së, ndërsa i drejtohet me pyetjen “Ku i ke shokët”.

Basha: O Rame prap kishe pyetur për mua. Në listë të hapur jam në koalicionin Euroatlantik në Tiranë. Po ti m Ram ku je? The që do ishe në listë të hapur nuk ishe as në Tiranë as në Shkodër, as në Durrës, as në Fier. Epik je pash Zotin. Ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prap shkon futesh në listë të mbyllur. Apo ke naj frikë? Se frika të bën keq për gjumin. E di ti… E smu përgjigje ku i ke shokët, E di atë këngën e Unikkattilit; Ku t’kanë met shokët? Ku i ke mër Ramën shokët? Sa bëjnë 7×7 mër Ramë ëëë, 313 aty ku i ke shokët. Ku i ke mer Ram, ku e ke Lalin ku e ke Ilir Beqarjn ku e ke Benin, po Çyrben që nuk e ke zënë me gojë si ka mundësi. E mor Ram ça hallesh t’kanë palos, e kuptoj që nuk të zë gjumi, merre qetë se fillimi është.