14 maj 2014 – Plakja e parakohshme është një shqetësim për këdo. Ndonëse preparate të shumta dhe të ndryshme janë hedhur në përdorim për të kufizuar sa më shumë të jetë e mundur këtë proces fiziologjik, se paku në anën tonë të dukshme, plakja duket se është më e pamëshirshme në planin e brendshëm të organizmit.

E vetmja mënyrë për të bërë të mundur që edhe organizmi në tërësi të vonohet sa më shumë në drejtim të fenomenit të plakjes, më poshtë janë 8 zakone të pa shëndetshme që e përshpejtojnë procesin, por që duke i njohur dhe shmangur sa më shumë të jetë e mundur ato, aq më shumë shtyhet në kohë edhe mosha.

-Shqetësimet e mëdha. Të përmbledhur të gjitha këto në atë fjalë me të cilën tashmë jemi plotësisht të familjarizuar, Stresi. Stresi është në gjendje të ndikoj si në aspektin mendor, emocional dhe fizik, ndaj është e domosdoshme për ta mbajtur atë sa më larg nga jeta jonë. Mekanizmi i veprimit të stresit në plakjen e organizmit lidhet para se gjithash me ndikimin e saj në prodhimin e shtuar të noradrenalines dhe kortizolit, dy hormone këto me ndikim negativ në shëndetin dhe organizmin tonë. Ndaj përpiquni të gjeni sa më shumë kohë dhe hapësirë për të qenë sa më të qetë dhe larg problematikave pa fund të ditës.

– Mungesa e kujdesit për lëkuren. Këtu nuk e kemi fjalën vetëm për kremrat që përdorim për fytyrën dhe sytë. E rëndësishme shumë në këtë drejtim është hidratimi konstant i trupit përmes konsumit të shtuar të ujit, deri ne 1,5-2 litra në ditë. Përgjithësisht, një kujdes i posaçëm për lëkurën çon në stimulimin e kolagjenit natyral dhe elastikes, të cilat vonojnë daljen dhe krijimin e rrudhave në fytyrë.

– Mënyra e te ngrënit. Antioksidantët janë elemente me rëndësi vitale për organizmin. Të gjendura veçanërisht tek zarzavatet, ato janë armiket numër një i radikaleve të lira, të cilat dëmtojnë veç të tjerave edhe lëkurën tonë, duke e plakur atë më shpejt.

– Mungesa e ushtrimeve fizike. Që jeta jonë është bërë me sedentare se kurrë më parë, të gjithë e dimë. Problemi është se kjo mënyrë sedentare e jetesës, ka nga pas një thes me probleme të ndryshme. Ndaj sa më shumë të dilni në ajër të pastër, dhe kryerja e se paku 30 minutave ushtrime me karakter aerobik në ditë, janë një frenues i mirë i plakjes se organizmit në tërësi.

– Mos vlerësimi i periudhës se gjumit. Plotësimi i orëve të nevojshme të gjumit është një domosdoshmëri absolute. Efekti i parë i pagjumësisë janë qeskat nën sytë tuaj, pra efekti i dukshëm në fytyrë. Duhet fjetur mesatarisht 7 orë në ditë. Veç të tjerave, pagjumësia shton në mënyrë paradoksale ndjenjën e urisë, çka ju bën që të hani më shumë, duke shkaktuar kështu një tjetër problem për organizmin dhe plakjen e tij të parakohshme.

– Mos përdorimi i vajrave dhe kremrave kundra diellit. Është i njohur tashmë efekti i këtyre elementeve në drejtim te mbrojtjes se lëkurës prej rrezeve ultra violet.

– Pirja e duhanit. Është nga faktorët më kryesorë të plakjes se parakohshme, jo vetëm të fytyrës. Përveçse ju jep një ngjyrë të verdhë, ai dëmton pothuajse të gjitha organet e organizmit, në radhë të parë ato të frymëmarrjes dhe kardiovaskular.

– Mungesa e seksit. Seksi është më shumë se një ushtrim fizik për organizmin. Ai është një antidepresiv i fortë, dhe studime të shumta kanë treguar se ka një varësi të drejtë mes një jete të shëndetshme seksuale dhe një shëndeti të mirë. Hormonet që prodhohen gjatë seksit, gjithashtu, përveç efekteve qetësuese, janë aleatet tanë edhe në luftën kundër shume sëmundjeve të tjera të renda.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/