Super të pasura me elementë ushqimorë
Rrepat përmbajnë elementë ushqyes të nevojshëm për trupin tonë çdo ditë si vitaminat B, hekuri, mangan, magnez dhe potasium, këto lëndë që janë si minierë ari për shëndetin e njeriut, pasi nuk mund t’i gjeni diku tjetër. Ja se çfarë i ndodh trupit tuaj, nëse hani rrepa.

Presion më i mirë i gjakut
Rrepat janë të pasura me nitrate, të cilat trupi i konverton në oksid nitric, i cili çliron dhe hollon enët e gjakut, duke i kthyer ato në “superstrada” për elementët ushqyes dhe gjakun e pasur me oksigjen. Kjo do të thotë qarkullim më i mirë dhe presion më i ulët i gjakut.

Mund të ulë rrezikun për sëmundjet e zemrës
Rrepat nuk kanë vetëm një impakt pozitiv në presionin e gjakut. Ato janë të pasura me betainë, po aq sa dhe vitaminë B, të cilat të dyja së bashku ulin në gjak nivelet e homocisteinës, e cila në nivele të larta shton rrezikun për dëmet në arterie dhe sëmundjet e zemrës.

Përmirësohet stamina juaj
Kur atletët urinojnë në gota testi, ngjyra është pak e habitshme. Kjo për shkak se shumë atletetë hanë rrepa, pasi nitratet ndihmojnë në një performancë që zgjat më shumë. Gjatë një studimi, çiklistët që pinin lëng rrepe, mund të pedalonin shpejt 15 për qind më shumë më shumë se të tjerët. Nevojiten 3-5 rrepa (varet nga madhësia e tyre) që të përfitoni një ndryshim të dukshëm në performancë. Sipas dr. Andy Jones, kërkues në shkencat e mjedisit: “Nivelet e nitratit arrijnë majat 2 ose 3 orë pasi keni ngrënë apo pirë lëng rrepash”.

Truri juaj punon më mirë
Oksidi nitrik çliron dhe hollon enët tuaj të gjakut, çka rrit dhe qarkullimin e gjakut në tru, çka çon në funksionim më të mirë të tij. Kjo është me rëndësi ndërsa moshohemi, ndaj konsumoni rrepa që ta mbani trurin tuaj sa më të ri.

Mëlçia juaj punon më lehtë
Mëlçia juaj bën punën më të rëndë duke pastruar dhe detoksikuar trupin tuaj. Mund ta lehtësoni atë me një racion ditor rrepash. Kërkimet tregojnë që betaina, një aminoacid që gjendet tek rrepat (si tek spinaqi dhe kuinoa) mund të ndihmojë në reduktimin e yndyrës në mëlçi. Po ashtu dhe tek njerëzit me diabet, betaina përmirëson funksionimin e mëlçisë, ul lehtë kolesterolin dhe ul masën e mëlçisë./Shije.al

Mund t’i luftoni sëmundjet kronike më lehtë
Rrepat janë të pasura me betalainë, një klasë me antioksidantë të fuqishëm dhe antinflamatorë që luftojnë radikalet e lira dhe ato që lidhen me sëmundje kronike si sëmundjet e zemrës, obeziteti, ndoshta dhe kanceri. Në lidhje me këtë të fundit, mendohet se betacianina, pigmenti që i jep rrepës ngjyrën e purpurt, mund të ndihmojë kundër kancerit.

Keni një jashtëqitje të rregullt
“Një mënyrë për të rregulluar sidomos kapsllëkun, është ngrënia e ushqimeve me shumë fibra si rrepa”, thotë Leslie Bonci, nutricient sportiv në Pittsburgh. Një got me rrepë u jep 4 gramë fibra ushqimore, çka ndihmon në reduktimin e rrezikut të kapsllëkut dhe hemorroideve. Betaina e gjendur tek rrepa, gjithashtu ndihmon tretjen.