TIRANE,10 shtator 2013 – Tetë deputetë të opozitës votuan pro zgjedhjes së Ilir Metës në krye të kuvendit të Shqipërisë. Duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se mbështetja mund të ketë qenë e deputetëve të PR-së dhe PDIU-së, këto dy parti kanë hedhur poshtë mundësinë që deputetët e tyre të kenë votuar pro Metës në Kuvend.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Partia Republikane konfirmoi se deputetët e saj kanë votuar kundër kandidaturës se zotit Meta, propozuar si kryetar i Kuvendit.
“Partia Republikane është në opozitë dhe bashkë me aleaten e saj, Partinë Demokratike, do të bëjë të gjitha përpjekjet për të zhvilluar një opozitë të fuqishme në shërbim të interesave të vendit, si dhe do të bashkëpunojë në çdo moment me forcat e opozitare për të rikthyer të djathtën në pushtet.”- thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër, edhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi konfirmoi votën kundër Metës në Kuvend. “Vendimi i grupit parlamentar për të votuar kundër. PDIU është pjesë e opozitës, vota jonë politike, kundër.”- deklaroi Idrizi.
“Nëpërmjet këtij njoftimi, duam të bëjmë të ditur qëndrimin politik të shprehur me votë prej grupit parlamentar të PDIU-së në votimin e sotëm për kryetar parlamenti. PDIU është kundër kandidaturës së mazhorancës për kreun e legjislativit si votim dhe qëndrim politik, si pjesë e gjithë opozitës shqiptare. E bëjmë këtë sqarim për të konfirmuar qëndrimin tonë në lidhje me këtë çështje.”- thuhet në njoftimin e PDIU-së.
Përveç mbështetjes së mazhorancës, kryetarit të LSI-së Ilir Meta iu besua drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë edhe nga 8 deputetë të opozitës. Në votimin e fshehtë që u zhvillua në Kuvend, kandidatura e Metës mori 91 vota pro, 45 kundër dhe 1 abstenim.
/BalkanWeb/
8 deputetë të opozitës pro Metës, PR dhe PDIU: Votuam kundër
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Protesta e opozitës para Kryeministrisë, ja rrugët ku kufizohet qarkullimi
Qentë endacakë kafshojnë të miturin në Durrës
Rama në takimin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”: Pjesa e bujqësisë në negociatat me BE-në, më e vështira
Plagosja në Kukës, dorëzohen dy vëllezërit autorë





