Policia e Durrësit ka vënë në pranga një nga protestuesit e dhunshëm të 8 dhjetorit, që ishte në kërkim.

Ndue Fugaj, 74 vjeç, banues në Lezhë, u arrestua nga Specialistët e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, pasi do të udhëtonte nga Shqipëria për në Itali me tragetin e linjës Durrës-Bari. Por pas verifikimit të të dhënave në sistem, rezultoi se 74-vjeçari ishte person në kërkim.

“Më datë 08.12.2015 është identifikuar se ka kryer veprime të dhunshme, gjatë protestës ndaj Institucioneve Shtetërore në Tiranë”,  njofton policia.

Ndue Fugaj u transferua në Komisariatin Nr.1 Tiranë, i cili akuzohet për dy vepra penale “Shkatërrim prone” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”.